Apostolova i uron mirëseardhje Borrellit: Vizita e parë është gjithnjë e veçantë

Borrell sot në Kosovë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova i uroi mirëseardhje përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell-it, i cili sot do të qëndrojë në vendin tonë.

Ajo e bëri këtë me një shkrim në Twiter duke iu përgjigjur postimit të vet spanjollit që kishte paralajmëruar ardhjen.

“Mirësevjen në Kosovë, Josep Borrell! Vizita e parë është gjithnjë e veçantë”, shkroi ajo.

Ndryshe, nënkryetari i Komisionit Evropian, Borrell sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, me përfaqësues të partive parlamentare si dhe përfaqësues të komuniteteve dhe kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell sot do ta vizitojë sot Kosovën. Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit do të jenë tema kryesore e kësaj vizite.

Back to top button