Apostolova: LDK të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e Kosovës

Mustafa është takuar me Apostolovën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot u takua me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën bisedoi për situatën aktuale politike në vend.

Mustafa e njoftoi Apostolovën për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa, Apostolova inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Mustafa sot u takua edhe  me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, me të cilin po ashtu bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun./21Media

Back to top button