MASHT ofron mbështetje në plotësimin e infrastrukturës në UP

Bytyqi, theksoi gatishmërinë e MASHT-it që së bashku me përfaqësues të UP-së, të angazhohen në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mbajti një takim me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me të cilët bisedoi rreth problemeve të infrastrukturës, nevojën për ndërtimin e objekteve të reja, si dhe riparimet e nevojshme të objekteve të vjetra.

Ai me këtë rast shprehu gatishmërinë që të ofrojë mbështetje në plotësimin e infrastrukturës, në tejkalimin e vështirësive që kanë në këtë drejtim, por theksoi nevojën që kërkesat të qartësohen, të adresohen problemet dhe të angazhohemi së bashku, të bëjmë zgjidhjet e duhura brenda mundësive.

Në këtë kontekst,  Bytyqi, theksoi gatishmërinë e MASHT-it që së bashku me përfaqësues të UP-së, të angazhohen në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, apo konteksteve që kanë me Komunën e Prishtinës lidhur me shfrytëzimin e hapësirave universitare.

Në këtë takim, veç tjerash, u bisedua konkretisht për fakultetet, të cilat kanë nevojë më të madhe për zgjerim të infrastrukturës universitare dhe për objektet ekzistuese të disa fakulteteve që kanë nevojë që sa më shpejt të intervenohet në përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese.

Ndryshe,  studentët  e FSHMN-së para pak ditësh  i janë drejtuar kryeministrit, Ramush Haradinaj e kryeparlamentarit, Kadri Veseli me letër të hapur për të kërkuar ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore si dhe rikthimi i drejtimeve arsimore në fakultet./21Media

Back to top button