Apostolova: Mezi pres të punojë me Kurtin

“Ditë e rëndësishme për Kosovën”

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova e uroi Kosovën për formimin e Qeverisë. Ajo përmes një shkrimi u shpreh që mezi pret të punojë me Kurtin dhe qeverinë e re.

“Ditë e rëndësishme për Kosovën! Urime Qeverisë së re! Mezi pres të punojmë me Kryeministrin Albin Kurtin dhe të gjithë anëtarët e Qeverisë në agjendën tonë të përbashkët europiane për popullin e Kosovës”, shkroi Apostolova në Twitter.

Qeveria Kurti u votua me 66 vota për dhe 10 abstenime.

Back to top button