Kurti për kritikat e opozitës: Ishin ofendime, nuk ua kthej njejtë

Kurti flet pas formimit të Qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i ri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas daljes nga Kuvendi i Kosovës, nga seanca ku u votua Vjosa Osmani si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Kurti theksoi se ai ka mbajtur fjalën duke mos bërë koalicion me Listën Serbe.

Lidhur me kritikat që sot i pranoi nga deputetët e opozitës, Kurti deklaroi se disa ishin kritika, e disa ishin ofendime të cilat ai nuk do t’i kthejë në mënyrën e njëjtë./21Media

Back to top button