Apostolova në takim me Kurtin e konsideron pozitive heqjen graduale të taksës

Kurti ia ripërsëriti qëndrimin e tij Apostolovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Një nga temat e takimit ishte vizita zyrtare e kryeministrit Kurti në Bruksel. Nga ana e saj, Apostolova përsëriti rezultatin pozitiv të heqjes graduale të tarifës me Serbinë. 

Në lidhje me heqjen e plotë të tarifës, kryeministri Kurti argumentoi se heqja e plotë e saj do të vijë si rrjedhojë e vendosjes së besimit në respektin e plotë e të ndërsjellët mes të dyja palëve.

Kryeministri Kurti, sot ka pranuar një letër nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e  Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell Fontelles. Në letrën e tij,  Josep Borrell Fontelles është shprehur i kënaqur ndaj Kryeministrit Kurti që marrëdhënien me BE-në e ka vënë si punë të tijën kryesore, duke shtuar po ashtu se ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit  javën e kaluar për tarifat, që siç shkruan ai, paraqet hap të parë të mirë në drejtim të duhur; “ Neve na duhet heqja e plotë e tarifave”, thuhet tutje në letër./21Media

Back to top button