Apple pritet ta vonojë lansimin e njërit prej telefonave të rinj

iPhone 15 Pro Max mund të dalë në treg një muaj më vonë se variantet tjera të serisë së re të telefonave të kompanisë Apple, sipas një raportimi të ri.

“9to5Mac” ka raportuar se Apple planifikon ta lansojë linjën e iPhone 15 për tri javë (më 12 shtator) dhe të nisë shitjen e telefonave 10 ditë më pas. Por kjo vlen për variantet iPhone 15, iPhone 15 Plus dhe iPhone 15 Pro. Varianti Pro Max pritet të dalë në shitje tri deri katër javë më vonë.

Kjo raportohet se do të ndodhë për shkak të “Sonyt”, që furnizon Applein me pjesët e kamerës. Kompania thuhet se nuk është në gjendje të prodhojë me kohë sensorët e fotografimit për kamerën e iPhone 15 Pro Max.

Nuk është hera e parë që kjo i ndodh Appleit. Në vitin e shkuar, iPhone 14 Plus doli në treg më vonë se varianti i rregullt iPhone 14.

S’është hera e parë që është raportuar për vonesa në lansimin e modeleve iPhone 15. Në korrik, u raportua se iPhone 15 mund të dalë disa javë më vonë se që pritej zakonisht, për shtator kur është muaji në të cilin Apple zakonisht lanson pajisjet.

Back to top button