Aprovohet në Kosovë doza e katërt të vaksinave kundër COVID-19 për personat mbi 60 vjeç

Personat mbi 60 vjeç tashmë do të mund të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës kundër Covid-19. Kjo pasi që një gjë e tillë është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.
Siç njofton ministria vaksinimi me dozën e katërt të grup-moshës së popullatës mbi 60 vjeç, do të bëhet të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.
Ky rekomandim i Komitetit është mbështetur në rekomandimet rreth vaksinimit COVID-19 të dhëna nga organizatat kredibile ndërkombëtare si EMA dhe CDC.
Vaksinimi bëhet në qendrat e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat e Kosovës.
“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve, që të vaksinohen kundër COVID-19, pa asnjë hezitim, për të parandaluar rritjen e rasteve të COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga kjo sëmundje.”, thuhet në njoftim.
Aktualisht në Kosovë me dozën e tretë janë vaksinuar 103. 344 persona./21Media

Back to top button