Aprovohet Udhëzimi Administrativ për kërkime arkeologjike

 
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se është aprovuar Udhëzimi Administrativ për kërkime arkeologjike.
“Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim standardizimin e procedurave të procesit të gërmimit dhe dokumentimin arkeologjik në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në përvojat bashkëkohore ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor në fuqi”, ka njoftuar MKRS.
Tutje bëhet e ditur se përmes këtij udhëzimi do të mundësohet organizimi profesional dhe shkencor i procesit të kërkimeve në fushën e trashëgimisë arkeologjike./21Media
Bashkangjitur gjeni edhe Udhëzimin Administrativ:
https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/UDHEZIM_ADMINISTRATIV_01-2021__PER_PROCEDURAT_P%C3%8BR_GERMIME_ARKEOLOGJIKE.pdf?fbclid=IwAR15wGrDc9kbT-UpWmp5bvg_Zi4S8LbbbjgJaZ3K_2LGSm7IVKIlZ1sKqZc

Back to top button