Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur një 67 vjeçar

Një person është gjetur i vdekur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Henry Dynan”, në Prishtinë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka treguar se vdekjen e viktimës 67 vjeçar, e ka konstatuar ekipi i mjekëve.
Ndërlidhur me rastin, Policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button