Arabia Saudite i jep fund ndarjes gjinore në restorante

Tani burra e gra bashkë

Arabia Saudite nuk do të kërkojë më nga restorantet që të kenë hyrje të ndara për burra dhe gra.

Më parë, ishte e detyrueshme të kishte një hyrje për fëmijët dhe gratë, dhe një tjetër vetëm për burrat.

Kufizimet do të lehtësohen në praktikë, në shumë restorante, kafene dhe vende të tjera takimesh nuk do të zbatojnë më ndarjen, transmeton rtv21.tv.

Në fillim të këtij viti, një dekret mbretëror i lejoi grave Saudite të udhëtojnë jashtë vendit pa lejen e një kujdestari mashkull, ndërsa, më 2018, autoritetet u kanë lejuar grave të vozisin makinë.

Por aktivistët ankohen se shumë ligje diskriminuese ndaj grave mbeten në fuqi. Dhe disa avokatë të shquar për të drejtat e grave janë arrestuar edhe kur qeveria ka bërë reforma./21Media

Back to top button