Familjet e personave të zhdukur për 20 vjet pa përgjigje

Të zhdukurit, plagë e hapur

Familjarëve të personave e të zhdukur po u mohohen të drejtat e njeriut për 20 vjet, pasi që ende nuk dinë për vendndodhjen e më të dashurve të tyre që u zhdukën gjatë luftës në Kosovë. Kështu u tha se tryezën e organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur (QBPZh), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Bajram Çerkini tha se familjarëve të të zhdukurve çdo ditë u shkelen të drejtat për të ditur për vendndodhjen e më të dashurve tanë. “Thuhet se fajtor për moszbardhjen e fatit të familjarëve tanë të zhdukur i ka Serbia, ndërkombëtarët por për 20 vite pyetjet tona asnjëherë nuk morën përgjigje”, tha ai.

Ai madje kërkoi sqarim se përse u deshtën 13 vjet për të nisur gjurmimet në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott ka ofruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar te drejtën për të ditur për vendndodhjen personave të zhdukur. Sipas tij, kjo është një plagë që ende është e hapur.

Bartësi i dosjes se personave të zhdukurve në Kosovë, Jahja Lluka tha se nuk do ndalen deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur në Kosovës.

20 vjet pas përfundimit të luftës ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 653 personave të pagjetur.

Back to top button