Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Klinikën Infektive

Dy pacientë që po trajtoheshin në mjekimin intensiv në Klinikën Infektive, kanë vdekur sot si pasojë e infektimit me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur anëtari i Komisionit të Shëndetësisë, Shemsedin Dreshaj, në mbledhjen e këtij komisioni.
“Ka disa shqetësime që duhet t’i vendosim këtu. Karakteristik e përgjithshme deri sot është reagimi i vonë ndaj situatës. Kisha dashur që kjo të jetë hera e fundit që pasi të ngrihet shqetësimi, ne duhet të veprojmë. Të gjitha vendet kane qenë me Omicron një muaj para neve. Nuk ndalet Omicroni me masa ne kufi. Katër raste pa burim kanë qenë në Mitrovicë. Ne mbi 80% te rasteve i kemi të detektuar pas pesë ditëve, dhe mund të presim një rritje të madhe. Tre ditët e fundit i kemi katër të vdekur. Sot janë dy në Klinikën Infektive që kanë vdekur”, deklaroi Dreshaj.
Aktualisht në këtë komision është duke raportuar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Back to top button