Arbana Xharra fton Fatmir Sejdiun t’i bashkohet PDK-së në zgjedhje!

Anëtarja e re e PDK-së, Arbana Xharra, pas aderimit të saj e ka ftuar Fatmir Sejdiun t’i bashkohet Fillimit të Ri

Përmes një statusi në Facebook, Xharra ka ftuar ish-kryetarin e LDK-së dhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe të gjithë anëtarët e zhgënjyer të LDK-së t’i bashkohet PDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit duke e votuar Fillimin e Ri.

“E pashe një interviste te ish Presidentit Fatmir Sejdiu, njëherësh, ish kryetar i kësaj partie. Kush e njeh LDK‘në me mire se ai? Duke pas qene kryetar dhe themelues i kësaj partie, duke pas qene bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova, tregoi hapur se ky vend e ka humbur shpresën te Isa Mustafa. Është kohe për #FillimiRi. Shpresën te Isa Mustafa – me te drejte – nuk e ka humbur vetëm Sejdiu. Ky është i fundit, jo për nga rëndësia. Si një ish votuese e LDK‘së, e ftoj  Sejdiun, dhe te gjithë ata anëtarë te zhgënjyer te LDK‘së, te bëhen pjese e PDK‘së ne këto zgjedhje. Ta votojnë Fillimin e Ri, duke e mbështetur Kadri Veselin me 11 qershor”, ka theksuar Xharra./21Media

Back to top button