Arben Zharku flet për premierën e filmit “Luaneshat e Kodrës” në Kanë

 
Për të dhjetin vit radhazi,  Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon të jetë prezente në festivalin e Kanës me pavijon në tregun më të madh të filmit në botë “Marche Du Film”.
Kosova për herë të parë ka dy filma premierë në festivalin e Kanës.
Filmi ‘Luaneshat e Kodrës’ nga Luana Bajrami shfaqi premierën në kuadër të programit Directors’ Fortnight të festivalit.
Lidhur me premierën e këtij filmi, në emisionin “Për ditë të mbarë” të RTV21, ka folur drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.

Ndryshe, filmi i shkurtër “Pa vend” nga Samir Karahoda do ta ketë premierën më 16 korrik./21Media

Back to top button