Argjentina kampion në Kupën e Amerikës

Argjentina e ka mposhtur Brazilin në finalen e  Kupës së Amerikës së zhvilluar në stadiumin “Maracana”.
Në minutën e 22-të, De Paul jep një pasim nga 40 metra, duke e vënë Angel di Marian përballë me portierin, i cili me mjeshtri e parabolloi duke shënuar për 1-0, rezultat ky që ishte edhe perfundimtar.
Dy kombëtaret më të njohura të Amerikës Jugore, në finale të Kupës së Amerikës zhvilluan një lojë mjaft interesante. /21Media

Back to top button