Argjentina në çerekfinale

Argjentina ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, pasi ka mposhtur Australinë 2:1.
Gjatë gjithë ndeshjes, ajo çfarë mori vëmendje ishte paraqitja magjike e Lionel Messit.
Fillimisht, Messi arriti ta zhbllokojë rezultatin i pari në ndeshje, duke e kaluar Argjentinën në epërsi prej 1:0 në minutën e 35’.
Epërsinë në 2:0 për argjentinasit e thelloi Julian Alvarez në minutën e 57’ të ndeshjes.
Ndërkaq, goli i nderit për Australinë ishte autogol, ku Enzo Fernandez devijon goditjen e Goodwin me topin i cili përfundoi në rrjetën e Argjentinës në minutën e 77’.
Me këtë fitore, Argjentina tani vazhdon në fazën çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, ndërsa Australia eliminohet në fazën eliminatore.
Rezultati final, 2:1 në favor të Argjentinës.

Back to top button