Arianit Jakupi shkarkohet nga pozita e kryetarit të Odës së Farmacistëve

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK), Arianit Jakupi, të mërkurën është shkarkuar nga kjo pozitë.
Shkarkimi është bërë pas kërkesës së Anëtarëve të Kuvendit të OFK-së për mbajtje të Kuvendit të jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës “mocion mosbesimi sipas neni 20 pika 6 të statutit të OFK-së, për shkelje statutore referuar neneve: 19 pika 3, 19 pika 4, 68 pika 4, 26.6 pika 6.2 dhe pika 6.3.”
Neni 20 flet për kompetencat e Kuvendit, ndërsa në pikën 6 thuhet se Kuvendi “Zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e Odës”.
Arianit Jakupi ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2018, ndërsa më 11 qershor të vitit 2022 ishte rizgjedhur në këtë pozitë.

Back to top button