Arilena bëri të ditur këngën e re të albumit ”Popart”

Këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara kohë më parë bëri të ditur se është në përgatitje të albumit më të ri ”Popart”.
Në këtë album artistja ka bashkëpunuar me emra të njohur të estradës, përfshirë këtu reperin 2po2, Dafina Zeqirin dhe Noizy.
Artistja së fundmi, ka publikuar një video në ”Instaggram”, teksa dëgjohet një melodi që do të përmbajë kënga e re ”Ke me mungu”, këngë kjo që është pjesë e albumit të saj të parë.
”Ke me mungu”, nga albumi POP ART, së shpejti”, ka shkruar Arilena krahas videos të postuar.

Ndryshe, projekti i fundit nga artistja është ”Thirre policinë”, të cilën e ka sjellur në bashkëpunim me Dafina Zeqirin./21Media

Back to top button