Bundesliga gjermane, Bayerni pret në shtëpi skuadrën e Bochum

Bundesliga gjermane rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së pestë të sezonit të ri 2021/22.
Kampioni aktual, Bayern Munich do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër skuadrës së Bochum, kurse RB Leipzig do të jetë mysafirë i Koln.
Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Augsburg dhe skuadrës së Borussia Monchengladbach, që do të zhvillohet në stadiumin “WWK Arena”.
Pas katër xhirosh, tabelën e kryeson skuadra e Wolfsburg me 12 pikë, dy më pak se Bayerni në vend të dytë.
Në anën tjetër, në fund të tabelës pozicionohet skuadra e sapo inkuadruar Greuther Furth, që ka arkëtuar vetëm një pikë.
Programin e plotë të ndeshjeve në Bundesligën gjermane e gjeni më poshtë.
15:30 Arminia Bielefeld – Hoffenheim
15:30 Augsburg – Borussia Monchengladbach
15:30 Bayern Munich – Bochum (Stadiumi Allianz Arena)
15:30 Mainz – Freiburg (Stadiumi Mewa Arena)
18:30 FC Koln – RB Leipzig (Stadiumi RheinEnergie)

Back to top button