Me pica shpërndahej dhe drogë, Policia zbulon bazën

Policia në Tiranë ka vënë në pranga tre të rinj njëri prej tyre e kishte në administrim një piceri përmes të cilës shpërndante lëndë narkotike.
Policia ka bërë të ditur se u arrestuan shtetasit L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç si dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe.
Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash.
Shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike. Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore./oranews

Back to top button