Kurti emëron Sinanin këshilltare për Luginën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Ardita Sinanin për këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit të hënën, thuhet se ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinojë Sinani.
“Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button