Armend Muja i kundërpërgjigjet Bërnabiqit për “listën” me serbë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, më 22 dhjetor ka publikuar një listë me atë që ai i quan banda kriminale që veprojnë në veri të Kosovës. Ai hodhi poshtë se ka lista të serbëve për arrestime por tha se ka banda kriminale që po sfidojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
Sipas tij, bandat kriminale që veprojnë në veri, bashkë me emrat e atyre që i kanë themeluar.
“(1) Civilna Zaštita (Mbrojtja Civile) që janë krijuar nga Goran Rakić, Igor Simić, Slavko Simić, Miloš Perović, Nenad Djurić dhe Stevan Pavičević, 2) Severna Brigada (Brigada e Veriut) që është krijuar nga Andrija Vučić (vëllai i Presidentit serb), Milan Radoičić, Zvonko Veselinović dhe Radule Stević, (3) Oragizatat e ekstremit të djathtë të lidhura me Rusinë, Kishen Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë – Narodna Patrola (Damnjan Kežević, Danilo Vičić (djali i Presidentit serb) dhe Aleksandar Filipović. Dihet që Presidenti serb Vučić, vëllai i tij Andrija, djali i tij Danilo, Shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe Ministri i Brendshëm Bratislav Gašić janë duke e bërë këtë lojë”, shkroi Muja.
Muja po ashtu kishte bërë thirrje për arrestimin e emrave të cilët i kishte publikuar në profilin e tij, derisa kishte sqaruar në fillim të shkrimit të tij se Kosova nuk ka një listë për arrestim.
Lidhur me këtë “ kryeministrja serbe e kishte quajtur një mesazh tjetër brutal nga Prishtina “se serbët nuk mund të ndihen të sigurt në Kosovën e Kurtit”, kishte shkruar ajo në reagim për qëndrimin e deputetit Armend Muja.
Muja i është kundërpërgjigjur sot duk thënë se Qeveria Kurti s’ka ndonjë “listë”, megjithatë ka shtuar se ekziston një listë e “bandave të njohura miqësore ndaj Rusisë, të mbështetura nga Serbia, që terrorizojnë qytetarët tanë serbë në komunat veriore”.
“Qeveria e Kosovës s’ka “listë”. Sidoqoftë është një listë e bandave të njohura miqësore me Rusinë që mbështeten nga Serbia, që terrorizojnë qytetarët tonë serbë në komunat veriore. Shiko Sanksionet e Thesarit Amerikan dhe BE-së për grupin kriminal të Veselinoviqit dh Radojicicit”, shkroi Muja në kundërpërgjigjen e tij./21Media

Back to top button