Armend Muja për urën e Ibrit, “me kismet do t’i vijë rendi”

Deputeti i VV-së Armend Muja i tha RTV21 se me rikthimin e temës së re për hapjen e urës së Ibrit, Kosova nuk rrezikon të iu vazhdohen masat ndëshkuese nga BE-ja pasi që sipas Mujës e gjithë ideja e Bashkimit Evropian është krijimi i urave të reja.

Muja ka konfirmuar për RTV21 se së shpejti do të ketë punime në Lagjen e Boshnjakëve dhe në këtë kontekst hapja e Urës së Ibrit do të jetë më së e nevojshme

“Kismet të gjitha do të vijnë në ren dhe besoni hapjen e urës po e kërkojnë shumë më tepër qytetarët serb të veriut sesa shqiptarët e jugut dhe unë besoj që edhe kësaj do t’i vijë rendi. Por edhe ajo që unë e di është se në lagjen e Boshnjakëve do të ketë punime dhe do të ketë nevojë për lëvizje ta keni me dije se qytetarët që jetojnë tek kroi i vitakut dhe Kodra e Minatorëve e kanë kogja distancë deri në qendër dhe do të ketë nevojë të hapët ura. Ndërsa sa i përket vazhdimit të masave, unë mendoj që ideja e BE-së është krijimi i urave pra është për të ndërtuar ura dhe paqe andaj edhe liria e lëvizjes është një nga shtyllat kryesore të BE-së”, tha ai./RTV21/21Media

Back to top button