Armët, shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët amerikanë

Vdekjet nga armët janë tani shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët amerikanë, duke tejkaluar aksidentet me makinë, sipas hulumtimit të publikuar në prill.
Në vitin 2020, viti i fundit për të cilin shifrat e plota janë të disponueshme – 4 mijë e 300 të rinj amerikanë vdiqën nga plagët e lidhura me armët e zjarrit.
Sipas New England Journal of Medicine, shkalla e përgjithshme e vdekjeve nga armët e të gjitha llojeve, duke përfshirë vetëvrasjet, vrasjet dhe aksidentet, u rrit me 29.5%, dy herë më shumë se ajo e popullsisë së gjerë.
Dhuna me armë në SHBA është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në fillim të vitit 2020./21Media

Back to top button