Flamuri amerikan në gjysmështizë deri të shtunën

1 min read

(Getty Images)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka urdhëruar që flamuri amerikan të qëndrojë në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të shtunën e 28 majit, pas të shtënave që ndodhën të martën në shkollën fillore Robb në Uvalde.

Në një deklaratë, ai ka urdhëruar që flamujt amerikanë të jenë në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike, postet ushtarake dhe stacionet detare, dhe të gjitha anijet detare, në ambasadat, zyrat konsullore dhe objektet ushtarake dhe detare në SHBA dhe jashtë vendit.

Katërmbëdhjetë nxënës dhe një mësues janë vrarë nga të shtënat në një shkollë në Teksas. I dyshuari që është vrarë nga oficerët, ishte një 18-vjeçar i quajtur Salvador Ramos, ka njoftuar guvernatori i Teksasit, Greg Abbott./21Media