Arona Zyberi, vajza që shkeli tepihun e kuq të Vencias

Vetëm 10 vjet, por Arona Zyberi ka arritur të bëhet pjesës e njërit nga festivalet më të mëdha të filmit në botë atë të Venecias, duke shkelur mbi tepihun e kuq.
Arona Zyberi luan rolin e Hanës në film, “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit.
Filmi pati premierë në edicioni e sivjetmë (2021) të festivalit të Venecias, ndërsa vlerësime të larta nga kineastët pjesëmarrës në festival mori Arona për interpretimin në film.
Arona Zyberi, një vajzë që ka një pamje si nëpër filma, tërheq vëmendjen e të gjithëve, dallohet me flokët e kuqe dhe interpretimi i shkëlqyer, jo vetëm në filmin “Vera andrron detin”. Arona po ashtu është edhe një nxënëse e shkëlqyer me mësime.
Ajo u përzgjodh për të luajtur në filmin “Vera andrron detin” në 2018, pas një audicioni që u mbajt nga produksioni filmik për përzgjedhjen e aktorëve të filmit. Ishte vetëm 8 vjeç kur ajo u bë pjesë e një kaste të njohur të aktorëve kosovarë, pas disa roleve dhe angazhimeve në projekteve më të vogla.
Filmi flet “Vera andrron detin” për Verën, gruan e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme.
Në film luajnë edhe: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj.
Ky film garoi në ë programin “Orizzonti” të Festivalit të Filmit në Veneci, “Venice International Film Festival”, që u mbajt këtë muaj.
Nga ky festivali ky film u kthye me dy çmime: “Inclusion Edipo Re” dhe “Autoret gra nën 40 vjeç”./Kallxo.com


Back to top button