Arratiset një i burgosur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë

 
Një i burgosur është arratisur dje nga Qendra Korrektues në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.
“Nga Qendra Korrektues Smrekonicë është raportuar se nga ajo qendër kishte ikur në drejtim të panjohur i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë në vuajtje të dënimit”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button