Kaloni te përmbajtja kryesore

Maqedonci: Jemi të gatshëm për çdo sfidë dhe kërcënim i cili paraqitet në vendin tonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë për RTV21 tha se ne jemi të gatshëm për çdo sfidë dhe kërcënim i cili paraqitet në vendin tonë.

“ Ne jemi duke ndërtuar kapacitete e Forcës së Sigurisë së Kosovës pra Ministria e Mbrojtjes mbështetë ndërtimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të realizuar tri detyrat kyqe të saj, mbrojtjen e territorit dhe sovranitetin e vendit, mbështetjen ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare. Pra, Forca e Sigurisë së Kosovës po përgatitet, trajnohet dhe pajiset për të qenë të gatshme që të kryejnë këto tri detyra kyqe të misionit të saj. Dhe mund të them me përgjegjësi të plotë se ne jemi të gatshëm për çdo sfidë dhe kërcënim i cili paraqitet në vendin tonë”, tha Maqedonci./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button