Arrestimi i dy të dyshuarve për sulmet në veri, Sveçla: Lufta kundër krimit s’ka alternativë

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka thënë se sulmet që cenojnë sigurinë e vendit, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme.
Sipas tij, duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë.
“Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor. Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë. Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do t’ia dalim mbanë”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button