Argjentina kalon në gjysmëfinale

Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar.
Argjentina ka arritur ta mposht Holandën me penaltitë e ekzekutuara pas 120 minutave lojë.
Fillimisht në minutën e tridhjetë e pestë Messi i dha një top Molinas, i cili pastaj shënoi. Kurse, Messi shënoi nga penaltia në minutën e 73.
Megjithatë, Holanda ka ngushtuar epërsinë ndaj Argjentinës në rezultat 2-1 në minutën e 83 të ndeshjes.
Holandezët kanë barazuar rezultatin në mundësinë e fundit që kishin para përfundimit të lojës.
Ishte minuta e 101, ose sekondat e fundit të ndeshjes, shënoi Wout Weghorst.
Rezultati përkundër disa tentimeve nga të dy ekipet nuk ndryshoi në vazhdimin e parë e as në të dytin.
Ndërkohë, loja vazhdoi me ekzekutimin e penaltive, ku edhe triumfoi Argjentina.
Përndryshe, gjatë gjithë lojës referi ka dhënë 15 kartonë të verdhë.
 

Back to top button