Arrestohen 2 persona për ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve”

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona E. P., 31 vjeçar dhe G. Ç,33 vjeçar nga Saranda pasi që të njëjtëve iu është kapur lëndë narkotike dhe iu janë sekuestruar dy automjete.
Të dyshuarit akuzohen për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, shkruan oranews.
”Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një lokal në Sarandë, në pronësi të shtetasit E. P., dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet në përdorim nga shtetasi G. Ç., që ishin të parkuara pranë lokalit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje”, bëhet e ditur nga policia.
Materialet e konfiskuara i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Back to top button