Nga nesër do të hynë në fuqi masat e reja antiCovid
Nga nesër deri më 1 shtator 2021 në Kosovë do të hynë në fuqi masat e reja për parandalim e përhapjes së COVID-19.
Numri i lartë i rasteve pozitive me COVID-19 javëve të fundit ka detyruar Qeverinë e Kosovës që të ndërmarr masa të reja për parandalim të infeksionit.
Në vendim e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në vendet e mbyllura lejohet vetëm 30% shfrytëzimi i hapësirës si dhe organizatori është i obliguar që të mbajë distancë më së paku 1 metër në mes të personave në atë hapësirë.
Ndërsa, në ambiente të hapura ku mbahen festivalet, koncertet dhe organizimet tjera sportive e kulturore të cilat kanë kapacitet për mbi 100 persona janë të obliguar të tregojnë dëshminë e vaksinimit kompletë (me dy doza) apo vetëm një dozë apo duhet të kenë testin RT-PCR negativ për coronavirus jo më të vjetër se 72 orë.
Gjithashtu, qytetarët janë të obliguar të posedojnë dëshmi se e kanë kaluar infeksionin me COVID-19 jo më pak se 21 ditë apo duhet të tregojnë testin e shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.
Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 22:30 dhe të zhvillojnë aktivitete e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
Në hapësira të mbyllura lejohet shfrytëzimi i 50% të hapësirës, ndërsa në ambiente të hapura lejohet shfrytëzimi 70 % e hapësirës.
Ndërsa, sa i përket operatorëve të udhëtimit, lejohen të shfrytëzojnë të gjitha kapacitet e hapësirës mirëpo, personeli dhe të gjithë udhëtarët janë të obliguar të bartin maskë si dhe operatorët e transportit nuk u lejohet të kenë më tepër udhëtar se ulëset në autobusë.
MSh gjithashtu ka vendosur që të ndalojë të gjitha veprimtaritë e klubeve të natës, organizimet e dasmave, të fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës në të gjithë vendin.
Masat për parandalim të virusit COVID-19 janë të pranishme në Kosovë për më tepër se një vit, të cilat janë ndryshuar varësisht nga situata epidemiologjike në vend.