Tahiri: Anulimi i mbledhjes së dy qeverive e dobëson Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Tahiri ka thënë se anulimi i kësaj mbledhje, e dobëson Kosovën.

“Lajmi për anulimin e takimit në mes të dy qeverive pa asnjë dyshim e dobëson Kosovën dhe njëkohësisht na tregon se sa serioze është situata aktuale në vend, përditë e më keq!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar./21Media


Back to top button