Arrestohen 33 persona për bixhoz e trafikim, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë

 

 

 

Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë tjera bashkëpunuese kanë ekzekutuar urdhërkontrolle në fshatin Karaçevë, Komuna e Kamenicës, në rajonin e Prishtinës, si dhe lokacione të tjera të vendit.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga kjo prokurori, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.

Deri në lëshimin e kësaj komunikate, në lidhje me rastin janë arrestuar gjithsej 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë, të cilët brenda afatit ligjor do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake, janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale. Ky operacion, i cili është operacioni më i madh i llojit të tij në Republikën e Kosovës, është një shembull i bashkëpunimit ndërmjet prokurorisë, policisë dhe inspektoratit policor“, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Ata tutje kanë bërë të ditur se në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin./21Media

Back to top button