Arrestohen 4 të dyshuar për vrasjen e 24 vjeçarit

 

Policia e Kosovës të shtunën ka arrestuar katër persona të dyshuar për vrasjen e 24 vjeçarit në Ferizaj.

Rasti kishte ndodhur në mbrëmjen e 4 shtatorit në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.

“Lidhur me rastin me datën 05.09.2020 janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia./21Media

Back to top button