Arrestohen 6 persona për plagosjen e rojes së pyllit në Gjilan

Policia ka raportuar se ka arrestuar 6 të dyshuar për plagosjen e mbrëmshme të rojes së pyllit në Gjilan, njëri nga ta i mitur.

“Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovar (njëri nga ta i mitur) pasi të njëjtit fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (roje pylli) e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës. Si pasojë viktima është plagosur në këmbë”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarëve policia ka konfiskuar një armë gjuetie, shkruan rtv21.tv.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është hapur në Polici si “Vrasje në tentativë”./21Media

Back to top button