Arrestohen 9 zyrtarë për dallavere në punimet e stadiumit në Lipjan

Nëntë persona janë arresëtuar nën dyshimin për ‘’Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit’’ dhe ‘’Mashtrim’’.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.
Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth 300 mijë euro./21Media

Back to top button