Arrestohen dhjetë persona të dyshuar për bixhoz ilegal
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dhjetë persona më datë 30.12.2021 rreth orës 23:00 në rrugëm “Bill Klinton” në Pejë, nën dyshimin e kanë kryer veprën penale se ishin duke luajtuar lojëra të jashtëligjshme – bixhoz.
Të dyshuarit A. S. i lindur me 1994, F. H. 1970, B. Z. 1981, J. Q. 1990, F. P. 1983, XH. K. 1975, B. U. 1966, B. K. 1984, S. K. 1971, M. SH. 1984, po luanin në Qendrën Zejtare në Pejë.
Kështu, në vendngjarje janë konfiskuar prova të mjaftueshme materiale (para dhe gjësende tjera) të cilat dëshmojnë aktivitetin joligjor. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri: Revole e tipit CZ-100 me një (1) karikator dhe trembëdhjetë (13) fishek të kalibrit 9mm./21Media