Italia regjistron numër rekord infektimesh me koronavirus
Italia ka regjistruar një rekord të ri të rasteve me Covid-19.
Rreth 98,020 raste me koronavirus u shënuan në 24 orët e fundit, ndërsa qeveria konsideron shtrëngimin e mëtejshëm të kufizimeve shëndetësore.
Shifra pozitive ditore është në rritje në 78,313 rastet e së martës, rekordi i mëparshëm që nga fillimi i pandemisë., transmeton rtv21.tv
Gjithsej 1,029,429 teste u kryen të mërkurën, krahasuar me 1,034,677 të martën, treguan të dhënat nga ministria e shëndetësisë e Italisë.
Të mërkurën u raportuan 136 vdekje më shumë nga Covid-19, krahasuar me 202 të martën.
Rastet e kujdesit intensiv u rritën me 40 në një total prej 1,185 në mbarë vendin, dhe pranimet në spital u rritën me 489 në 10,578./21Media