Kjo është pyetja më e rëndë që Blerta Basholli ia ka bërë Fahrije Hotit

Për ta mbyllur vitin 2021, sot në programin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë” kanë qenë të ftuar Blerta Basholli, Yll Uka dhe Valon Bajgora të cilët kanë folur për sukseset e filmit ”Zgjoi”.
Basholli ka treguar herën e parë të takimit me Fahrije Hotin, ku ka theksuar se e ka pritur mjaftë mirë.

Regjisorja ka folur edhe për skenën që i është shtuar filmit, e që është frikësuar se do të reagoj Fahrija.

Gjithashtu Blerta ka kujtuar edhe pyetjen më të rëndë që ia ka adresuar zonjës Fahrije ku nuk është ndjerë mirë pas asaj.

‘Zgjoi’ paraqet historia e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh gra të tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvarin me salcë me piper të kuq. Së bashku ata gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre./21Media

Back to top button