Arrestohen dy meshkuj dhe një femër për falsifikim të dokumenteve

 

Dje në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar burra kosovar dhe një grua kosovare, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë.

”Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar:  dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button