Shkarkimi i presidentit Meta, Komisioni Hetimor mban sot mbledhjen e parë

 

Vetëm një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë i dha dritën jeshile me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim, Komisioni Hetimor ka vendosur që të nisë menjëherë nga puna për hetimin e nismës së 49 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për hetimin e detajshëm të akuzave të PS ndaj presidentit Meta, mësohet se do të zhvillohet ditën e sotme në orën 11:00.

Kryetar i komisionit pritet të jetë Alket Hyseni ndërsa nënkryetar Myslim Murrizi.

Takimi do të zhvillohet brenda Kryesisë së Kuvendit.

Në lidhje me nismën e PS për shkarkimin e tij, presidenti Meta ka theksuar vazhdimisht se do të vijojë detyrën si President i Republikës deri në korrik të këtij viti./oranews

Back to top button