Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, posedonin drogë

Dy burra janë arrestuar të premten në Fushë Kosovë, nën dyshimin se janë përfshirë në veprën penale “blerja, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 1.68 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 13 gram substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 centimetra, një peshore digjitale, dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme.

Ndërkaq dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button