Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen dy persona për mashtrim

Dy persona dje janë arrestuar për veprën penale të mashtrimit, të raportuar më datë 17.08.2022.
Siç ka bërë të ditur Policia, personat e dyshuar që janë arrestuar janë: F.C, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe R.S femër 21 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se të njejtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parash për investim në kripto valuta (vlera e përafërt arrinë deri në 500000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha. Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.”, ka bërë të ditur Policia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button