Arrestohen dy persona për posedim të drogës

Janë arrestuar mbrëmë dy persona të dyshuar për posedim droge. Policia e Kosovës ka njoftuar se në magjistralen Klinë-Mitrovicë, gjatë kontrollit në një automjet janë gjetur 4710 gramë substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.
“Pas hetimeve intensive disa javore dhe punës operative në teren, dje me datë 04.03.2023, rreth orës 21:45, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësia në Mitrovicë Jug, të asistuar nga njësitet tjera dhe ato për reagim të shpejtë, nën dyshimin për posedim të substancave të dyshuara narkotike, në Magjistralen Klinë – Mitrovicë kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mercedes, ngjyrë hiri me targa vendore në të cilin ndodheshin dy persona meshkuj kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur, në bagazh, në një çantë të madhe është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjeten (4710) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se është kontaktuar prokurori përgjegjës i rastit, i cili ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve nën dyshimin e arsyeshëm se ata kanë kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. 
Lidhur me rastin janë sekuestruar dëshmitë/provat e cekura në vijim: një qese e madhe me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë totale 4710 gram, një automjet Mercedes ngjyrë hiri me targa vendore dhe dy telefona celular./21Media

Back to top button