Arrestohen dy persona për vjedhjen e një veture

Ndaj të ndaluarve caktohet masa e ndalimit

Dy persona janë arrestuar njëri nga ta i mitur nën dyshimin se e kanë vjedhur një veturë në Pejë.

Sipas policisë vetura e tipit VW Golf e cila ishte e parkuar në rrugën “Madeleine Albright” në Pejë ishte vjedhur më 15 janar.

Policia ka njoftuar se vetura në fjalë një ditë më pas është gjetur dhe pas procedurave do t’i kthehet pronarit, shkruan rtv21.tv.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë menjëherë i janë përgjigjur rastit, ku pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 16.01.2020 është arritur që të identifikohen, rrjedhimisht të arrestohen dy (2) të dyshuar, njëri nga ta i mitur, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e veturës’”, ka bërë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit njërit prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit të mitur masa prej 24 orëve./21Media

Back to top button