Arrestohen dy persona që grabitën punëtorin në një pikë karburanti

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, për të cilët ekziston dyshimi se të njëjtit në grup kanë vepruar në rastin e grabitjes së armatosur e ndodhur më datë 17.01.2021 rreth orës 05:30 të mengjesit. Ku të dyshuarit kanë grabitur punëtorin në një pikë karburanti në fshatin Shishman.

Të dyshuarit menjëherë pas grabitjes, në një fshat afër Gjakovës kishin tentuar të djegin rrobat të cilat i kishin pasur veshur në momentin e kryerjes së veprës me qëllim zhdukjen e provave.

Pas një pune intensive, hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë arritur që të identifikojnë kryerësit e mundshëm të këtij rasti, ndërsa sot më datë 20.01.2021 të dyshuarit janë arrestuar, ka njoftuar për rtv21.tv Nusret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjakovës.

Ai ka bërë të ditur se të arrestuarit janë F.Z. (26vjeçar) dhe  S.A. (28 vjeçar)

“Të dyshuarit pas arrestimit janë shoqëruar për në Stacionin Policor të Gjakovës, ku gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës kanë pranuar kryerjen e veprës penale. Të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, ndërkohë që hetimet për lidhshmërinë e tyre me ndonjë vepër tjetër penale po vazhdojnë nga Sektori I Hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë”, ka thënë tutje Xhurkaj./21Media

Back to top button