Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen në Dumnicë
Njësiti i hetimeve të përgjithshme të rajonit të Prishtinës ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur më 26 mars në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Policia tha se ka arrestuar B.S., mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe I.S., mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Siç bëhet e ditur, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje.
Më 26 mars një burrë i moshës 58-vjçare ishte gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Dumnicë të Podujevës. Pas hetimeve, prokuroria e kishte klasifikuar rastin si “vrasje”.