​Arrestohen dy persona të kërkuar në Ferizaj

Dy persona që ishin në kërkim nga Policia e Kosovës janë arretuar mëngjesin e sotëm në Ferizaj.
Sipas Policisë, në ora 06:15 në fshatin Dubravë të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar A.C (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor ’’, me dënim burgimi prej një viti.
“Ndërsa në ora 06:45 në fshatin Jezerc të Ferizajt është arrestuar personi i kërkuar R.G (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyllit ’’, me dënim burgimi prej dhjetë ditëve. Pas kompletimit të dokumentacioneve të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatën e Policisë./21Media 

Back to top button